Përmbytje në disa komuna të Kosovë, reshjet e shiut vërshojnë në rrugë, e shtëpi

27 Qershor 2024 | 18:42

Reshjet e mëdha të shiut pasditen e së mërkurës kanë shkaktuar vërshime në disa fshatra të Opojës dhe Dragashit.

Situata me e rendë paraqitet në fshatrat Bresanë, Zaplluxhë, Kuk, Kullibeg, Blaç dhe fshatra të tjera të Dragashit, ku uji tashmë ka vërshuar edhe nëpër shtëpi.

Kjo shihet edhe nga videot qe janë filmuar nga vetë banoret, ku uji ka mbuluar rrugët e ka depërtuar edhe neper shtëpitë e tyre.

Institucionet e sigurisë kanë apeluar për kujdes të shtuar, për shkak të situatës emergjente.

Siç është bërë e ditur, nga ekipet në terren nuk ka informacione se ndonjë qytetari i rrezikohet jeta për shkak të reshjeve të dendura në këtë zonë. 

 “Komuna, konkretisht shërbimet emergjente të komunës janë duke u menaxhuar me këtë situatë emergjente. Patrullat policore të Stacionit Policor të Dragashit janë në teren në ndihmë të qytetarëve dhe në bashkëveprim me ekipet nga shërbimet emergjente. Sidoqoftë nga informatat nga terreni deri më tani nuk kemi ndonjë informacion se ka ndonjë familje apo qytetar të cilit i rrezikohet jeta, dëme materiale ka por nuk dihet për vlerën e dëmeve tani për tani.”

Përveç shiut, ne këtë rajon te mërkurën pati edhe reshje te shumta të breshrit, i cili shkaktoi probleme edhe ne disa zona të Ferizajt.

Ndërkohë, pritet qe edhe te enjten ne disa zona te vendit te këtë reshje shiu e furtune, e për këtë arsye emergjencat civile janë shpërndarë në terren.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026