57 vite burg për 3 shqiptarët që përdhunuan vajzën në Britani të Madhe (EMRAT)

9 Korrik 2022 | 10:15

Autoritetet britanike kanë dënuar me 57 vite burg, 3 shqiptarë të cilët përdhunuan në grup një të re në Londër, raporton Daily Mail.

Vajza, vetëm 23-vjeç u ndje e pambrojtur, pasi u largua nga klubi i natës Vogue në “Bedford High Street” në orët e para të datës 4 shtator të vitit të kaluar.

Gemti Hyka, 31 vjeç, e futi në makinën e tij vajzën dhe e çoi në një adresë në qendër të qytetit ku e përdhunoi.

Dy nga bashkëpunëtorët e tij, Vullnet Haka, 33 vjeç dhe Ibrahim Bezati, 36 vjeç, abuzuan mbi të gjithashtu. Gjatë kalvarit, gruaja u godit me shuplakë në fytyrë dhe u detyrua të merrte kokainë.

Duke dënuar treshen gjykatësi Steven Evans, tha se ata i kishin shkaktuar asaj “makthin më të keq” duke shtuar se ata e kishin trajtuar atë sikur të mos ishte qënie njerëzore.

Hyka u dënua me 26 vjet burg pasi u shpall fajtor për rrëmbim dhe kishte dy akuza për përdhunim.

Ndërsa, Haka, 33 vjeç dhe Bezati, 36 vjeç, u dënuan me 14 vite dhe 17 vite burg.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026