573 vite nga pushtimi i Stambollit, Erdogan: Mehmeti II ndryshoi historinë
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përkujtoi 573-vjetorin e pushtimit osman të Stambollit, duke e cilësuar ngjarjen si një moment historik që solli paqe, siguri dhe rilindje për qytetin.
Gjatë fjalës së mbajtur në programin “Nga Pushtimi i Stambollit në Pushtimin e Zemrave”, të organizuar nga dega e Partise AK në Stamboll, Erdogan nderoi luftëtarët osmanë të vitit 1453 dhe vlerësoi figurën e Sulltan Mehmetit II, i njohur si Fatih Sulltan Mehmeti.
“Në këtë ditë domethënëse, përkujtoj me respekt të gjithë ata që morën pjesë në pushtimin e Stambollit dhe u flijuan në muret e qytetit. Gjithashtu kujtoj me nderim komandantin e lavdishëm që pushtoi Stambollin në moshën 21-vjeçare”, deklaroi Erdogan.
Presidenti turk theksoi se pushtimi i Stambollit nuk ishte vetëm një fitore ushtarake apo një ngjarje që ndryshoi epokat, por një transformim historik që solli stabilitet dhe bashkëjetesë për popujt dhe besimet e ndryshme në qytet.
Ai përmendi edhe historianin e njohur Halil Inalcik, duke thënë se Mehmeti II punoi për ta kthyer Kostandinopojën në një qendër madhështore turko-islame përmes investimeve dhe institucioneve publike.
Erdogan rikujtoi gjithashtu episodin historik të transportimit të anijeve osmane përmes tokës drejt Bririt të Artë, duke e cilësuar atë simbol të vendosmërisë dhe besimit në fitore.
“Nëse besojmë, punojmë dhe qëndrojmë të vendosur përballë sfidave, nuk ka qëllim që nuk mund ta arrijmë”, u shpreh Erdogan.
Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)