6 fituesit në Monaco
Gara e 8’të sezonale ishte e 3’ta e vërteta për Charles Leclerc në Monaco. Heroi i shtëpisë konvertoi të 3’in pole position në Principatë në fitoren e 1’rë në rrugët ku u rrit duke kontrolluar garën që nga xhiro e 1’rë. Piloti monegask është një ndër fituesit e fundjavës që lamë pas në Monte Carlo
Oscar Piastri zhvilloi një nga fundjavat më të mira në karrierën e tij. Australiani siguroi të dytën vijë të 1’rë në nisjen e garës.
Carlos Sainz po bëhej gati për tërheqjen e 1’rë të sezonit pas kontaktit me Piastri’n por flamuri i kuq për incidentin Magnussen-Perez-Hulkenberg dhe rikthimi në vendin e 3’të për rifillimin e garës, i dha mundësi spanjollit ta mbyllte në të njëjtin pozicion duke absorbuar presionin nga Lando Norris.

Yuki Tsunoda vazhdon formën e mirë të fillim sezonit duke lënë sërish pas Daniel Ricciardo’n në provat zyrtare dhe në vendin e 8’të në zonën e pikëve në përfundim të garës.
Alex Albon nuk u penalizua nga pesha e Williams duke arritur për të 1’ën herë në sesionin e 3’të kualifikues dhe të dielën e përfundoi garën në vendin e 9’të duke marrë 2 pikët e 1’ra këtë sezon.
Pierre Gasly u ndje i kërcënuar nga incidentin me Esteban Ocon por ja doli të ruajë makinën dhe pas rifillimit të shkonte vendin e 10’të për pikën e 1’rë sezonale.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare