6 qytete alternative në Spanjë që s’i kishit dëgjuar më parë
Teksa vaksinimi masiv po lejon që turizmi ndërkombëtar të rimarrë veten nga përgjumja e tejzgjatur, është mëse e natyrshme që vizitorët të kërkojnë vende më të qeta dhe me më pak turma, që janë alternativa perfekte e disa prej qyteteve turistike më të famshme në Evropë.
Spanja në mënyrë të veçantë është e bekuar me ‘xhevahire’ të fshehura përgjatë të gjithë hapësirës kontinentale dhe ishujve të saj.
Këto 6 vende që ne po ju sugjerojmë janë paketa që përfshijnë kulturën spanjolle që të gjithë e njohim dhe e duam shumë, të balancuar me një copëz qetësi. ¡Adelante! Le të shkojmë!
6 – Formentera, në vend të Ibiza-s
Formentera është krejt e kundërta e fqinjit të saj të zhurmshëm. Në mungesë të super klubeve, apo DJ-ve superstar dhe birrave super të shtrenjta, ky ishull ju ofron gjithçka që mund të ëndërroni nga disa pushime në plazh.
Një fakt interesant për Formenterën është se që nga vitet 1960-të, veshjet në plazh janë konsideruar fakultative dhe të gjithë çmenduritë e Ibizës, këtu zëvendësohen me paqe dhe qetësi. Mendojeni si kushëririn më të pjekur dhe më të relaksuar të Ibizës.
Ata që janë të lodhur nga zhurma dhe festat, mund të hipin në një traget që për 30 minuta ju sjell në parajsën bregdetare që kishit ëndërruar. Këtu do ta gjeni veten të izoluar, me plot kuptimin e fjalës!
5 – Toledo, në vend të Madrid-it

Madridi është gjigandë në përmasa dhe gëlon me njerëz – diçka që mund ta bëj paksa të lodhshëm për t’u naviguar. Por kjo s’do të thotë që duhet ta shmangni- është një nga kryeqytetet më të magjishme në Evropë dhe një nga destinacionet më kuptimplotë për sa i përket kulturës – por ne mendojmë se fqinji i tij interesant Toledo, ja vlen t’i dedikoni një udhëtim krejt të vetin.
Në Toledo, i gjithë qyteti është shpallur sit i mbrojtur nga UNESCO, dhe s’kishte si të mos të ishte i mbushur me pika kulturore si kështjella, Alcázar. E ndërtuar gjatë periudhës Romake, është shembulli i parë i një kështjelle në formë katrore, në të cilën sot mund të gjeni një muze ushtarak mjaft intrigues.
Vizitorët duhet të llogarisin t’i kushtojnë pak kohë edhe oborrit të ndritshëm të Muzeut Santa Cruz, një manastir i dikurshëm i cili sot është kthyer në një sallë ekspozitash. Një tjetër pikë që nuk duhet humbur është Katedralja Santa Iglesia, e cila është një nga shembujt më fin të arkitekturës Gotike në të gjithë Spanjën.
4 – Sevija, në vend të Barcelonës

Sevija mund të mos ketë bregdetin e bukur të Barcelonës, por ajo padyshim mbetet një alternativë fisnike e saj. Duke filluar nga kërcimi i famshëm Flamengo deri tek pemët e portokallit që mbushin rrugët e saj, Sevija është një stacion kulturor i vlerësuar shumë pak në krahasim me atë që ofron, që përfshin praktikisht gjithçka që kërkon një vizitor i pasionuar pas historisë dhe ushqimit.
Plaza de España është pa dyshim një nga atraksionet kryesore në Sevija: Njësoj si Parc Guell në Barcelona, është ekzemplar i stileve të ndryshme arkitekturore spanjolle dhe shpërthimet e ngjyrave i tërheqin turistët pa u menduar gjatë, por sigurisht jo aq shumë në numër sa në Barcelonë.
Në vend të plazheve, lumi Guadalquivir i Sevijas gjarpëron përmes zemrës së qytetit dhe ofron mundësi të shumta për tu gjendur në ujë – ne rekomandojmë një shëtitje më barkë gjatë mbrëmjes, para se t’i drejtoheni distriktit Triana, për të shijuar disa tapa-s, që janë racione të vogla tradicionale në të gjithë Spanjën, dhe mënyra më e mirë për të provuar shumë lloj pjatash pa u tejngopur apo shpenzuar.
3 – Tarragona, në vend të Valencias

Ndërkohë që janë të shumtë ata që e vizitojnë Valenican si një alternativë më të qetë të Barcelonës, na lejoni t’ju sugjerojmë një alternativë ende më të qetë: Tarragona. Rreth 110 km larg Barcelonës, ky qytet unik që nga epoka Romake, është i aksesueshëm për një të tretën e kohës që ju duhet për të shkuar në Valencia, dhe sharmi i tij thuhet të jetë edhe më intrigues.
Këtu do të gjeni një qytet bregdetar kompakt, që ju kujton Italinë: Imagjinoni sheshe me kalldrëm, rrugica në formë labirinti, rrënoja amfiteatri dhe plazhe të veçuara dhe të gjithë në distanca që mund të bëhen lehtësisht në këmbë.
2 – La Gomera, në vend të Tenerife-s

Paç kas afërsisë së tij me Tenerifet, vetëm 1 % e të gjithë vizitorëve që vijnë në ishujt Kanarie, shkojnë në La Gomera. Kjo parajsë natyrore – më e vogla nga 7 ishujt e arkipelagut – ofron më shumë se 600 km shtigje për ecje në natyrë, rrugë që mund të përshkohen me makinë tejet mbresëlënëse si dhe plazhe me rërë të zezë dhe ujëra të kristaltë të banuar nga delfinë, të gjitha këto për të shpërblyer ata që e bëjnë udhëtimin prej 50 minutash me traget.
Për shkak të bimësisë tejet të rrallë, përfshi një nga pyjet me dafinë më të mëdhenj në Evropë, i gjithë ishulli është shpallur Rezervë Bio-Sferike, ndërkohë që xhungla Garajonay është shpallur trashëgimi e UNESCO-s prej kohësh.
Mbi të gjitha: klima e La Gomera-s, me një temperaturë mesatare gjatë gjithë vitit prej 22 gradësh celsius, mund të thuhet se është ndër më të mirat në botë. Nuk është çudi që Kristofor Kolombo qëndroi këtu për një muaj para se të niste udhëtimet drejt zbulimit të Amerikave.
1 – A Coruña, në vend të Santiago de Compostela

Santiago de Compostela mund të mirë presë turistët si pika e fundit e pelegrinazhit të lashtë të shtegut el Camino de Santiago, por qyteti port i gjendur fare pranë i A Coruña-s, meriton vizitën tuaj pa asnjë dyshim.
Vetëm 75 km në veri të kryeqytetit të rajonit Galicia, A Coruña është një tjetër prej qyteteve spanjolle të stilit romanesk, dhe pjesa e vjetër e qytetit mbart një koleksion të jashtëzakonshëm sheshesh dhe kishash mesjetare.
Në pikën më veriore të gadishullit të A Coruña-s, mund të gjeni simbolin nacional, Kullën e Herkulit që daton që prej shekullit të dytë, dhe është kulla më e vjetër romake që ka shërbyer si far, dhe është ende në gjendje optimale sot e kësaj dite. Gatimet e detit këtu janë sigurisht një temë e ditës dhe në një qytet historik peshkatarësh nuk kishte si të ishte ndryshe. Kapjet vendase përfshijnë gaforren kadife, midhjet krustike si dhe karavidhen langoustine.
LEXONI GJITHASHTU
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)