6 vatra aktive zjarri në vend

26 Korrik 2022 | 14:45

6 vatra zjarri janë aktive në vend. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile po punohet në terren për shuarjen e tyre.

Vatrat aktive të zjarrit:

  • Në fshatin Velçan, në pyllin me dru “Mare”, bashkia Berat.
  • Në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe.
  • Zjarri në fshatin Ndërshen, njësia administrative Orosh, Bashkia Mirditë, ku po vazhdon puna për izolimin e plotë.
  • Në fshatin Qukës Skëndërbej, bashkia Gramsh, në afërsi të Rezervatit Dardhë-Xhyrë, ku zjarri ka rënë në një sipërfaqe me pyjore pishe dhe ahu.
  • Në fshatin Halil, në zonën e mbrojtur Zgërdhesh, Bashkia Krujë, ku vazhdon ndërhyrja edhe me helikopter nga ajri, veç punës së forcave në tërren.
  • Në fshatin Leminot, Bashkia Maliq, ku aktualisht është bërë lokalizimi i dy vatrave të zjarrit dhe po punohet për fikjen e tyre.

Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve janë angazhuar 435 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 46 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026