600 hektarë tokë nën ujë në fshatin Obot, reshjet përkeqësojnë situatën

14 Dhjetor 2022 | 12:53

600 hektarë tokë janë nën ujë në fshatin Obot në Shkodër.

Administratori i Njësisë së Anës së Malit, Arben Ceni u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se situata është përkeqësuar për shkak të reshjeve të shiut të orëve të fundit, ku ka një rritje të nivelit të ujit me 50 cm.

“Që më mëngjes herët është përkeqësuar përsëri, ka një rritje të nivelit të ujit me mbi 50 cm. Kemi rreth 600 hektarë tokë të përmbytura. Kemi prezence të ujit në rrugën nacionale me fshatin Obot. Nëse situata do të përkeqësohet duhet të ndërhyjmë me forcat e ushtrisë”, u shpreh ai.

Ceni nënvizoi se situata mbetet problematike tek të mbjellat dhe tek baza ushqimore për bagëtitë.

“Problemi i jonë përveç hidrocentraleve është edhe liqeni i Shkodrës. Problemi i madh për banorët mbetet baza ushqimor për bagëtitë, jemi në kushtet kur tokat bujqësore janë të përmbytura. Ndërkohë janë dëmtuar edhe një pjesë e madhe e serave. Janë ngritur punët e punës nga Bashkia Shkodër, por tokat janë të përmbytura, por me ikjen e ujit grupet e punës do të dalin në terren”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026