Si tregu i makinave në Shqipëri po dominohet me automjete nga Koreja e Jugut

15 Prill 2024 | 16:30

Anijet “RoRo”, të dedikuara për transportin detar të automjeteve, po dëshmojnë një rritje të ndjeshme të aktivitetit në portin e ri të Porto Romanos në Durrës.

“Me ardhjen e anijeve RoRo është vënë re një dyndje masive e automjeteve, pasi me kontejner mund të vinin 200 kontejnerë me makina, që i thonë rreth 800 automjete”, thotw Luis Bekteshi, menaxher operacional në portin MBM.

Kjo rritje vihet re veçanërisht në fluksin e automjeteve me origjinë nga Koreja e Jugut, tregues i një tendence në rritje në sektorin e importit të automjeteve.

“Ka qenë një lloj eksperimenti me 300+ makina nga Koreja e Jugut me destinacion Shqipërinë dhe porte të tjera në rajon e Europë”, shprehet ai.

“Momentalisht janë diku tek 3050, 3100 makina që kanë mbërritur në port. Me të dhënat që kemi ne parashikohet që deri nga fundi i majit të kalojë shifrat 5500-6000 automjete”, thotë Bekteshi.

Për Bekteshin, tendenca e importit të automjeteve nga Koreja e Jugut i atribuohet disa faktorëve.

“Ka shumë tregtarë që kanë vite që punojnë me Korenë e Jugut, pasi cilësia e automjeteve është shumë e lartë, mirëmbajtja, pra janë në gjendje shumë më të mirë sesa makinat që blihet në Europë dhe në çmim janë më lirë”, shpjegon ai.

Përveç shërbimit të tregut të brendshëm, Durrësi shërben kështu edhe si një qendër kryesore transiti, për automjetet e destinuara për vendet fqinje në Ballkan dhe më gjerë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026