634 mln euro nga biznesi i huaj, Italia shton flukset, tërhiqet Turqia
Fluksi i investimeve nga bizneset e huaja arriti në 634 mln euro në pjesën e parë të vitit. Rritja është 8% në raport me vjet dhe Italia ka marrë kryesimin si investitori kryesor në 2022-shin.
Sipërmarrjet me logo italiane hodhën 75 mln euro, ndjekur nga Holanda me 70 mln euro dhe Gjermania me 59 mln euro.
Nga ana tjetër, Turqia shihet të jetë tërhequr nga biznesi në Shqipëri. Bizneset e këtij shteti investuan 32 mln euro në tremujorin e parë, por tërhoqën 91 mln në tremujorin e dytë.
Kapitali i hedhur në Shqipëri, tregon se investimet e huaja direkte janë përqëndruar në sektorët e naftës dhe energjisë.
Kjo dëshmohet qartë nga fakti se sektori i hidrokarbureve ka dominuar fluksin e investimeve të reja. Ndërkohë, edhe energjetika po shfrytëzohet me investim të zhvendosur nga HEC-et, tek impiantet diellore dhe eolike.
Investimet nga jashtë mbeten një tregues i rëndësishëm për rritjen e ekomomisë sonë ku nga viti i kaluar, vendi ynë filloi të aplikojë detyrimin që kompanitë të deklarojnë origjinën dhe pronarin final të kompanive të regjistruara në regjistrin tonë tregtar.
LEXONI GJITHASHTU
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia