74 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri, 67 raste të reja dhe 2 viktima në 24 orë

4 Korrik 2020 | 08:38

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 376 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 67 persona.

Në komunikimin e përditshëm me publikun Ministria Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orët e fundit, 2 paciente nga Tirana, njëra 67 vjeçe tjetra 73 kanë humbur jetën.

“Aktualisht po trajtohen 88 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar.

Fatkeqësisht 2 qytetarë kanë humbur betejën me Covid19 gjatë 24 orëve të fundit. Një 67 vjeçare dhe një 73 vjeçare, të dyja nga Tirana me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 376 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 34 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 6 në Kavajë, 4 në Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Korçë, nga 2 raste në Kukës, Krujë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1637 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1108 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës”, bëri me dije Ministria e Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (4 Korrik 2020)

Testime totale                         28409

Raste pozitive                         2819

Raste të shëruara                   1637

Raste Aktive                           1108

Humbje jete                            74 (Qarku Tiranë 41, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   428

Durrës   199

Shkodër 164

Vlorë     115

Fier        46

Lezhë    59

Korçë     35

Kukës    20

Elbasan  16

Gjirokastër 10

Berat      8

Dibër     8

 

Lexoni gjithashtu:

‘Të rinj me simptoma të rënda janë shtruar sot në QSUT’, apeli i ministres: Na ndihmoni ta frenojmë virusin

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026