68 mld asete ruse janë ngrirë nga BE, shumica në Belgjikë
Bashkimi Evropian ka ngrirë një total prej 68 miliardë eurosh të aseteve ruse, shumica e të cilave janë në Belgjikë, sipas një dokumenti të brendshëm të Komisionit Evropian të parë nga Politico. Nga një total prej 68 milionë eurosh fonde të ngrira ruse, Belgjika zë 50 miliardë, e ndjekur nga Luksemburgu me 5.5 miliardë euro.
Kur Belgjikës dhe Luksemburgut i bashkohen Italia, Gjermania, Irlanda, Austria dhe Franca, të gjitha ato përbëjnë më shumë se 90 për qind të aseteve të ngrira të qytetarëve rusë në BE.
Megjithatë, Brukseli nuk e di se sa rezerva valutore kombëtare ruse janë të ngrira në Union, sipas kësaj media. Në dokumentin e brendshëm të Komisionit thuhet një shifër e përafërt prej 33.8 miliardë eurosh, por shtohet se “kjo aktualisht është duke u vlerësuar, ndaj nuk jepet shifra e saktë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës
Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, KE: Afat deri më 15 korrik për raportimin
Zbulohet një rrjet ndërkombëtar që drogonin dhe abuzonin me disa gra, 8 të arrestuar në Britani
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës