“7% më shtrenjtë se mesatarja e vendeve të BE”, Berisha: Çmimet të papërballueshme
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se çmimet në Shqipëri sot janë 7% më të larta se mesatarja e vendeve të Bashkimit Euopian.
Ai tha se ushqimet janë më shtrenjtë se në Itali apo Greqi, ndërsa i krahasoi me çmimet në Gjermani.
“Rritja e çmimit të ushqimeve, sipas statistikave zyrtare, është 11.5 për qind, sipas statistikave reale është 13.5 për qind dhe kjo godet në mënyrën më të egër pensionistët, të papunët dhe familjet me ndihmë ekonomike. Këto çmime, e bëjnë Shqipërinë një vend të pajetueshëm, e bëjnë jetën në Shqipëri të papërballueshme,” – u shpreh Berisha.
Ai komentoi gjithashtu vendimin e qeverisë për të sjellë ligjin për indeksimin e pensioneve në parlament. Sipas tij masa 8 për qind është absolutisht një hipokrizi në sensin që nuk indekson as inflacionin.
“Kjo përqindje është 3 për qind më e ulët sesa vlera zyrtare e inflacionit dhe 5.5 përqind e ulët sesa vlera reale e inflacionit,” – u shpreh Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta