7 vjet nga atentatet, Belgjika përkujton 32 viktimat e sulmeve të vitit 2016
Kryeministri i Belgjikës, Alexander de Croo dhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola morën pjesë në një ceremoni përkujtimore për viktimat e sulmeve terroriste të vitit 2016 në stacionin Maelbeek dhe aeroportin Zaventem të Brukselit.
Ceremonia u mbajt në memorialin e ngritur për viktimat pranë rrethrrotullimit “Schuman”, në “Rue de la Loi”.
Emrat e viktimave u lexuan me zë të lartë, të ndjekur nga një minutë heshtje dhe himnet belge dhe evropiane.
Herët në mëngjes, një ceremoni u mbajt në aeroport ku u mbajtën të njëjtat rite.
Nga atentatet terroriste të 7 viteve më parë mbetën të vrarë 32 persona. Në dhjetor të 2022-shit, 10 persona dolën në proces gjyqësor lidhur me sulmet.
Gjashtë prej tyre u shpallën fajtor edhe për përfshirje në sulmet terroriste në Paris, në nëntor të 2015-s.
LEXONI GJITHASHTU:
Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore
- 16:19 Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja
- 16:11 Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia
- 16:01 Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)
- 15:49 U kthye në sensacion të Kupës së Botës, portieri i Kepit të Gjelbër i bashkohet klubit Colo Colo në Kili
- 15:40 1,354 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Kongo, rritet edhe numri i personave të infektuar
- 15:31 Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump