“70% e nxënësve punësohen”, rritet interesimi për arsimin profesional në Gjirokastër
Tashmë arsimi profesional cilësohet nga të rinjtë si një mundësi e mirë punësimi. Shkolla e Mesme Profesionale “Thoma Papapano” në Gjirokastër, me një traditë rreth 50-vjeçare, përgatit dhe aftëson të rinjtë për tregun e punës.
Përgjatë këtij viti mësimor në këtë shkollë vazhduan studimet e mesme 140 nxënës nga Jugu i vendit por edhe zona të tjera.
“Për të mësuar një zanat termohidraulik, për t’u punësuar në një biznes me të cilin të krijoj një të ardhme për vete dhe për familjen”, thotë një nxënës.
Kjo shkollë profesionale ofron disa degë mësimore si shërbime në mjete transporti, elektroteknik, termohidraulik dhe teknologji informacioni ndërsa i afron të rinjtë me tregun e punës.
“Nxënësit tanë, përveç që bëjnë praktikën këtu në shkollë, ato gjëra të reja që marrin në teori kanë mundësi të shkojnë edhe nëpër servise dhe të shikojnë më shumë, të mësojnë duke punuar dhe t’i prekin konkretisht gjërat, programet janë shumë bashkëkohore, çdo vit ndryshojnë dhe ju përshtaten nevojave të tregut të punës”, shprehet Liljana Bushi, mësuese.
Rreth 70% e nxënësve që diplomohen punësohen në bizneset e ndryshme kryesisht në zonën e Gjirokastrës dhe më gjerë. Në këtë mënyrë sigurojnë një vend pune por edhe kontribuojnë në mbështetje të biznesit lokal.
“Gjatë kohës që zhvillojnë praktikën profesionale bizneset i ndihmojnë, i aftësojnë, studiojnë edhe tendencën për zhvillim të mëtejshëm të këtyre punonjësve dhe më pas edhe i punësojnë, një pjesë e mirë e nxënësve janë të punësuar që në momentin që janë në shkollë pas orarit të procesit mësimor, sot 70% e nxënësve që përfundojnë këtë shkollë punësohen direkt në tregun e punës në përputhje me drejtimin që studiojnë”, thotë Renata Puleri, drejtore e shkollës.
Në Gjirokastër po vjen në rritje interesimi i të rinjve për tu punësuar në pranë bizneseve lokale si dhe në sektorin e turizmit.
Gogu prezanton drejtorin e ri të Agjencisë së Trajtimit të Pronave: Rrisim transparencën për qytetarët
Radhët e gjata në Kapshticë, Ambasada Shqiptare në Athinë: Defekt në internet, rikthehet qarkullimi
Irlanda merr Presidencën e BE-së, Begaj: Të angazhuar për çuarjen përpara të anëtarësimit të Shqipërisë
- 13:10 Trump poston një shqiponjë gjigante mbi Shtëpinë e Bardhë, mediat amerikane vënë në dyshim autenticitetin
- 13:03 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 12:59 Festimet e Kupës së Botës në Meksikë përfundojnë në tragjedi, humbasin jetën 3 persona nga asfiksia në turmë
- 12:58 Vala rekord e të nxehtit në Spanjë, shkaku i mbi 1,000 vdekjeve të lidhura me nxehtësinë
- 12:42 Zjarr në një ndërtesë banimi në Belgjikë, dyshohet për viktima
- 12:40 Gjykata vendos dëbim, ndalim hyrjeje në Kosovë dhe gjoba për të ndaluarit gjatë Vidovdanit