English

71-vjeçarja në Durrës rrëfen vuajtjet e jetës mes skamjes e mjerimit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Festat e fundvitit nuk janë vetëm plot drita, ngjyra, buzëqeshje e këngë të hareshme.

- Advertisement -

Për shumë njerëz, fati nuk ka qenë aq bujar, sa t’u japë ndoshta edhe gjërat më elemetare:

Një shtëpi, bukë në tryezë, apo edhe një gruaje një fëmijë.

Kjo është Drita, një e moshuar 71-vjeçare, që jeton e vetme në lagjen nr.18 të Durrësit.

Sikur mezi të kishte pritur të shprehej, vuajtja është fjala e parë që i vjen ndërmend, kur i kërkojmë të na tregojë historinë e jetës së saj.

“Po kam vuajtur gjithmonë. Edhe kur kisha burrin, ka 25 vjet që ka vdekur, më la si mos më keq. Këtu binte shi, siç binte jashtë binte brenda. Këtu ka qenë gropë, mbushej me ujë.”

Kjo është dhimbja e një gruaje, që nuk u bekua t’i japë jetë një fëmije me trupin e saj, të cilit sot mezi ia numëron sëmundjet.

“30 vjet, që rri këtu. Jam e vetme, s’kam fëmijë.”

“Nuk doja, se nuk kisha me çfarë e rrisja. Pa punë isha vetë, ai pensionin e vet e mbante për veten e tij derisa vdiq.”

“E operuar jam nga tëmthi, me zemër vuaj, fukara shumë.”- shprehet e moshuara.

Me peshën e viteve mbi supe, me probleme shëndetësore që i shtohen më shpejt se rrudhat në fytyrë, Drita e përdor pensionin e saj sa për të mbajtur frymën gjallë.

“Të ardhura nuk kam, vetëm kisha që kam këtu afër më ndihmon, që marr drekën përditë.”

“Vetëm me një pension të vogël. 95 marr.”

“Ato shkojnë më shumë për ilaçe, se marr për zemrën, tensionin, këmbët.”- shton ajo.

Vite më parë ajo shkoi në bashki dhe për herë të fundit kërkoi ndihmë, por u kthye prej andej me një këmbë të sëmurë dhe një shpirt të pikëlluar.

“Kam shkuar shumë herë në komitet, madje ngaqë isha herën e fundit atje më kapi këmba e që atë ditë eci me patericë.”

“Takova herën e fundit për shtëpinë, që kisha pa rregulluar, Vangjushin dhe nuk më dha asnjë përgjigje.”

“Nuk na ndihmojnë, nuk kanë plan për të na rregulluar.”

Shtëpinë ia rregulloi kisha, aq sa mundi, sepse Drita prej më shumë se 20 vjetësh jeton këtu, në një dhomë të vogël pak metra katrorë pa drita, ujë, televizor e frigorifer.

“Dritë nuk kam, as ujë, shkoj mbush te komshinjtë.”

“Vjen ora 16:30-17:00 futem në batanije, mbyll derën dhe rri.”

Kështu do ta presë edhe Vitin e ri.

E vetme, duke shijuar nën qiellin e pamatë fishekzjarret dhe me dhimbjen që i sembon zemrën, e vetëdijshme se një vit tjetër i ri nuk do të jetë ndryshe.

“Vetëm, ku do shkoj tjetër? Kujt do i zësh derën, ja mund të shkosh gjysmë ore, por nuk rri dot.”

“Do rri pak derisa të plasin fishekëzjarret dhe do futem brenda pastaj.”

Ndërsa 2022-it i ka nisur numërimi mbrapsht, për Dritën shpresat janë gjithnjë e më të pakta, por ajo nuk do të lodhet.

Ajo do të presë çdo ditë, javë, muaj e vit në heshtje, dikë që ta ndihmojë, që t’i buzëqeshë fati, sikur vetëm një herë përpara se të largohet nga kjo botë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?