72-vjeçari shkodran i pasionuar me çiklizmin pedalon çdo ditë 40 kilometra

23 Shtator 2021 | 11:05

Aleks Dushi, 72- vjeçari nga Shkodra ka treguar për Euronews Albania sekretin që e mban në formë.

Natyra, biçikleta dhe aktiviteti fizik e ndjekin çdo ditë shkodranin i cili pavarësisht moshës ndjek rutinën e një të riu.

Në çdo stinë, lindja e diellit e gjen atë në xhiron e përditshme me biçikletë nga Shkodra në Zogaj.

Pas 40 vitesh mësues, fillimisht matematike dhe më pas historie, Aleksi, merr gjithnjë me vete edhe një libër.

Në një ditë profesori përshkon rreth 40 kilometra me biçikletë. Destinacionet janë nga më të ndryshmet, madje ka ditë që bën më shumë se 100 kilometra.

Biçikletën thotë se nuk do ta braktisë asnjëherë.

“Unë nuk e braktis biçikletën, por do më braktisin këmbët se s’kam pse ta braktis, lodhen këmbët. Nuk e di si do ndodhë,” – tha 72-vjeçari.

Gjatë jetës së tij profesori ndihet i realizuar ndonëse ka shumë mendime të kundërta sa i takon brezit të sotëm.

“Shumë njerëz sot i zgjidhin këto gjëra nëpërmjet palestrës. Është krejt e pamundur që ajo të zëvendësojë lëvizjen,” – u shpreh profesori.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026