8 qytetarë të RMV-së presin të evakuohen nga Ukraina
Edhe tetë shtetas të tjerë të Maqedonisë së Veriut prej 120 sa kishin kërkuar evakuim nga Ukraina në total, po presin ky shtet t’i nxjerrë nga rreziku i luftës.
Katër prej tyre janë me shtetësi të Maqedonisë së Veriut dhe katër janë ukrainas por që kanë lidhje familjare me shtetas të Maqedonisë së Veriut.
“Nga 120 qytetarët tanë që gjendeshin në Ukrainë, rreth 80 për qind tashmë janë evakuuar, ndërkohë që kemi dhe 8 shtetas të cilët akoma janë në Ukrainë dhe po kërkojnë evakuim. Katër prej tyre janë shtetas tanë, katër të tjerët janë shtetas ukrainas, por në lidhje familjare me shtetasit tanë”, deklaroi ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani gjatë takimit javor me gazetarët.
Osmani po ashtu tha se Maqedonia e Veriut nuk do të refuzojë asnjë kërkesë për strehim të shtetasve ukrainas, dhe se po bëhen analiza për kapacitetet e shtetit.
“Kapacitetet e përcaktuara nga institucionet i kam vendosur në një tabelë dhe sot do t’i prezantoj në një seancë të Qeverisë. Bëhet fjalë për numrin e kapaciteteve që kemi tani në institucionet shtetërore, që nuk do të thotë se nëse hipotetikisht do të kishte më shumë refugjatë nuk do të krijonim kapacitete të improvizuara dhe nuk do t’i akomodonim ata”, tha Bujar Osmani, ministër i jashtëm.
Edhe 20 qytetarë të tjerë të Maqedonisë së Veriut gjenden për momentin në Ukrainë, por ata nuk kanë kërkuar evakuim.
Ministria e Jashtme tha se do t’i ndihmojë edhe ata nëse zyrtarisht bëjnë kërkesë për diçka të tillë.
LEXONI GJITHASHTU:
“One stop”, nënshkruhet marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për zbatimin e kontrolleve të përbashkëta
Gjykata Kushtetuese heq emrat shqiptarë të rrugëve në qytetin e Tetovës
Debate në Kuvendin e RMV për ligjin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht