Të paktën tetë persona humbën jetën dhe nëntë u plagosën rëndë nga një rrëshqitje e dheut pranë një miniere në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, njoftuan sot autoritetet lokale.
Administratorja e territorit Fizi në provincën Kivu Jugor, Aime Kavaia Mutipula, i tha Reuters se të plagosurit ishin në gjendje kritike dhe ishin transferuar në një institucion shëndetësor lokal.
Rrëshqitjet e dheut janë relativisht të zakonshme në shpatet kodrinore në pjesën lindore të Kongos për shkak të shirave të dendur, sipas Reuters.
LEXONI GJITHASHTU:
- 25 viktima në Filipine nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet
- Rrëshqitjeje masive dheu në një kamping pushimi, 23 të vdekur