83-vjetori i vdekjes së Faik Konicës, përkujtohet sjellja e eshtrave në atdhe
30 vite më parë në aeroportin e Rinasit në këtë avion kanë mbërritur në atdhe eshtrat e një prej figurave më të mëdha të kombit shqiptar, Faik Konices.
Një gjë e tille është bërë e mundur nga 22 shqiptarë nga mbarë trojet shqiptare që jetonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Njëri prej kontribuesve për të sjellë eshtrat e Faik Konicës në atdhe është edhe Beqir Potka, i cili tregon momentet e gatishmërisë së shqiptarëve për të çuar në vend amanetin e Konices.
“Ishim 22 veta por kanë kaluar 30 vite dhe ndiej kënaqësi që sjellja e eshtrave përkujtohet. Ishin 3 korçare Anton Athanasi me I vjetri, Zoti Bardha dhe unë me I riu 27 vjeç. Të tjerët ishin nga gjithë trojet shqiptare, Maqedonia, Kosova. Perëndia donte që eshtrat që ai ëndërronte të vinin këtu, erdhën. Shteti shqiptar nuk i pranoi eshtrat. Të gjithë qeveritë nuk kanë festuar një përvjetor të tij, të njihej Shqipëria nga gjithë Kombet e Bashkuara. Me behet qejfi që sot ne boten tjetër e dëgjon përvjetorin dhe kujtohet por me vjen keq që asnjë pushtet e qeveri nuk e ngre këtë përvjetor, me vjen çudi, një nga njerëzit më të mëdhenj që njohi Shqipërine me botën.”-shprehet Beqir Potka, biznesmen.
Me rastin e 83 vjetorit të vdekjes së Faik Konices, fakulteti i edukimit në Universitetin e Korçës ka organizuar një simpozium ku kanë qenë të pranishëm studiues, historianë, pedagogë dhe zyrtarë të institucioneve të ndryshme.
Për Eris Rusin, përgjegjës i departamentit të fakultetit të edukimit, Faik Konica është një nga figurat më emblematike shqiptare dhe për të sot duhet folur me tepër.
“Sot kujtojmë 83 vjetorin e vdekjes së Faik Konices, një nga mendjet me të ndritura shqiptare, një personalitet erudit i cili ka lënë gjurmë në historinë e kombit tonë. Faik Konica është intekelutal i madh, pjesë e studimeve universitare por duhet bërë çmos që të jetë orientim për fëmijët tanë, aktivitete të tilla hedhin dritë mbi veprën e tij.”-shprehet Eris Rusi, përgjegjës i departamentit të fakultetit të edukimit.
Në një përvjetor si ky duhet të kishte aktivitete shtetërore pasi figura e Konices i kalon kufijtë e krejt shqiptarisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Java Kulturore Spanjolle, koncert i kitaristit të njohur Denis Bizhga në Gjirokastër
- Aktori Naun Shundi në gjendje të rëndë, Ministria e Kulturës: Do mbulojmë shpenzimet
Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, rrezikohen banesat pranë zonës
Përmbyset kamioni me inerte në aksin aksin Elbasan-Peqin, bllokohet qarkullimi
Baste sportive të paligjshme dhe cannabis në lokal, dy të arrestuar në Tiranë (VIDEO)
- 17:21 Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, rrezikohen banesat pranë zonës
- 17:08 Sulm me thikë në një shkollë në Gjermani, 16-vjeçari plagos rëndë dy nxënëse
- 17:06 Trump kritikon Italinë për mohimin e përdorimit të bazës gjatë luftës në Iran
- 17:04 Trump: Do ta heqim Sirinë nga lista e terrorizmit
- 16:58 Erdogan dhe Macron diskutojnë tregtinë, NATO-n dhe krizat rajonale në samitin e Ankarasë
- 16:56 Përplasja Trump-Spanjë në NATO, Sanchez: Me Trump folëm për Botërorin dhe pa tensione