Java Kulturore Spanjolle, koncert i kitaristit të njohur Denis Bizhga në Gjirokastër
Programi i aktiviteteve të Javës Kulturore Spanjolle të organizuara në disa qytete të vendit mbylli siparin në Gjirokastër. “Një mbrëmje në kopshtet e Spanjës”, titullohej koncerti instrumental i kitaristit virtuoz Denis Bizhga që u shfaq në skenën artistike të qytetit të gurtë.
Për instrumentistin e mirënjohur ky event është diçka e veçantë jo vetëm për vlerat artistike por ndërkohë ai rikthehet në vendlindjen e familjes së tij.
“Për mua ishte një kënaqësi e madhe të kthehesha në origjinën e paraardhësve të mi, të luaja një koncert fantastik në qytetin e bukur të Gjirokastrës, në qytetin e traditës dhe më priti një publik shumë i ngrohtë, ishte një sallë e tejmbushur me miq, dashamirës të artit, muzikës”, tha kitaristi.
Artistët i cilësojnë të dobishme aktivitete të tilla që gjallërojnë jetën kulturore në Gjirokastër dhe promovojnë vlerat turistike të saj.
“Sjellja e një mbrëmje të Javës së Kulturës Spanjolle në Shqipëri në qytetin e Gjirokastrës ishte një risi por edhe një domosdoshmëri për ta hapur kulturën spanjolle dhe në qytete të tjera të Shqipërisë duhet thënë që koncerti u mirëprit dhe ky është një ndikim shumë i madh që ka në turizëm dhe kryesisht në turizmin kulturor”, u shpreh Bizhga.
Programi kulturor i sezonit vjeshtë-dimër në Gjirokastër është i pasur me koncerte, ekspozita, shfaqje teatrore etj.
LEXONI GJITHASHTU:
Bardhi nga Parlamenti Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij, opozitës iu refuzuan pesë kërkesa
Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, rrezikohen banesat pranë zonës
Përmbyset kamioni me inerte në aksin aksin Elbasan-Peqin, bllokohet qarkullimi
- 18:37 Trump: SHBA-të do të ‘rrisin me shpejtësi’ prodhimin e pajisjeve mbrojtëse
- 18:29 Trump: NATO po bën ‘përparim të madh’ në shpenzimet e mbrojtjes
- 18:21 “Erdogan është udhëheqës i shkëlqyer”, Trump përshëndet Samitin e NATO si shumë të suksesshëm
- 18:16 3 zyrtarë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në Qafë-Thanë, nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri
- 17:56 Bardhi nga Parlamenti Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij, opozitës iu refuzuan pesë kërkesa
- 17:54 FBI-ja heton Federatën e Argjentinës për pastrim parash