Java Kulturore Holandeze, vijnë në Tiranë legjendat Arie Haan dhe Ruud Krol
Nga data 9 deri më 11 tetor, në Tiranë do të zhvillohet Java Kulturore Holandeze. Gjatë Javës Holandeze do të zhvillohet një seri aktivitetesh me rastin e 55-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Holandës dhe Shqipërisë.
Programi përfshin ekspozita, diskutime dhe evente që ndërthurin artin, sportin dhe dialogun kulturor, duke sjellë më afër dy vendet përmes krijimtarisë dhe kujtesës historike. Aktivitetet mësohet se do të nisin më 9 tetor në orën 11:00, në Stadiumin Air Albania.
Aktiviteti do të nisë me ceremoninë hapëse të ekspozitës “Ajax – 17 Nëntori / Tirona – Ribashkim dhe Ekspozitë Fotografike”. Ky aktivitet kujton ndeshjen historike të vitit 1970 mes Ajax dhe 17 Nëntorit, që përfundoi 2–2 dhe u bë simbol i miqësisë dhe diplomacisë sportive.
Legjendat Arie Haan dhe Ruud Krol rikthehen në Tiranë për t’u ribashkuar me ish-lojtarët shqiptarë, në një ribashkim që përfshin panel diskutimi dhe ekspozitë me imazhe të papublikuara nga ajo periudhë.
Në orën 17:30, në Vila 31 do të hapet ekspozita “Amsterdam Rainbow Dress”. Ekspozita përfshin 30 fotografi nga nëntë vitet e fundit dhe do të shoqërohet me prezantim nga Arnout Van Krimpen më 10 tetor, ora 17:00. Ajo do të qëndrojë e hapur për publikun në datat 10–11 tetor, në oraret 10:00–13:00 dhe 17:00–20:00.
Java mbyllet më 11 tetor, ora 17:00, në Vila 31, me aktivitetin “Dialogë me Artistë – Lidhjet mes së kaluarës dhe së ardhmes”, ku kuratorja Kim Knoppers dhe dizajnerja holandezo-shqiptare Felice Emanuels diskutojnë lidhjen midis kujtesës, traditës dhe inovacionit në art dhe dizajn.
Pas përfundimit të Javës Kulturore Holandeze, Tirana do të mirëpresë Javën Kulturore Japoneze, nga 12 deri më 18 tetor, një javë e dedikuar trashëgimisë së pasur të Japonisë.
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës