“90% e Hamasit janë bijtë e luftëtarëve të vrarë” – Reagon ish-myftiu i Tiranës

7 Nëntor 2023 | 09:08

Ish-myftiu i Tiranës Ylli Gurra tha në emisionin GoodMorning Albania në Euronews Albania se 90% e Hamasit janë fëmijët e luftëtarëve të vrarë në konfliktin e gjatë mes Palestinës dhe Izraelit.

Sipas tij, në konfliktin e nisur një muaj më parë, Izraeli po shkon përtej kufijve që po kundërshtohet edhe nga vetë izraelitët.

“Ndërgjegjja njerëzore duhet të jetë e pastër në këtë konflikt. Një shtet nuk mund të sillet si një organizatë. Nga 10 mijë civilë të vrarë në Gaza, sa janë oficerë të Hamasit, askush nuk e di, as Izraeli. Dimë vetëm që ministri i Mbrojtjes i Izraelit ka thënë të shkatërrohet gjithçka, jo vetëm, njerëzit, por edhe pemët dhe gjithçka. Shumica e ushtarëve të Hamasit, në 90 për qind janë bijtë e atyre që prindërit i kanë humbur në luftën me Izraelin, njerëzit që kanë humbur gjithçka. Izraeli po shkon përtej kufijve që po kundërshtohet edhe nga vetë izraelitët”, tha ish-myftiu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026