90-vjeçari në Shkodër që kujdeset çdo ditë për qindra trëndafila

24 Shtator 2025 | 19:12

Në një oborr shkodran, aty ku aroma dhe ngjyrat e luleve mbushin shpirtin me qetësi, Adnan Muka ka gjetur sekretin e jetëgjatësisë. Për të, kujdesi ndaj luleve është jo vetëm pasion, por edhe një mënyrë për të mbajtur trupin në formë.

“Qysh i vogël kam pasur një farë inspirimi ndaj tyre. Kur mysafiri hyn dhe sheh lule, sheh rregullsi, edhe ai kënaqet; është shenja e parë e mikpritjes.” – Adnan Muka, kopshtari 90-vjeçar.

Për Adnan Mukën, drandofilja, siç i thonë në dialektin shkodran, është mbretëresha e vërtetë e oborrit të tij. Prej dekadash ai e kultivon me përkushtim, duke u dhënë emra simbolikë.

“Drandofilja për mua është mbretëresha e luleve. Kam mbi 100 rrenjë drandofilesh këtu dhe mbi 50 ngjyra. Kam emëruar një drandofile ‘Shkodra’, por çdo lule ka gjithashtu një simbol: germën e parë të emrave të babait, nënës, gruas, motrave, nipave dhe të tjerëve që unë i kultivoj këtu.” – Adnan Muka, kopshtari 90-vjeçar.

Edhe pse i ka kaluar të 90-at, dashuria për lule e mban atë çdo ditë në oborrin e tij. Ai beson se pikërisht aroma dhe bukuria e tyre i kanë dhënë jetë dhe forcë për të përballuar vështirësitë.

“Ishalla më lënë këtu në oborr. Deri sa të jem i zoti të punoj, unë do të jem këtu. Aromaterapia është ajo që më ka mbajtur deri në 90 vjeç; duke pasur parasysh vuajtjet dhe rreziqet që kam kaluar, habitem se si jam ende gjallë, por duket se lulet me erë dhe ngjyrat që janë jashtëzakonisht qetësuese më kanë mbajtur gjallë.” – Adnan Muka, kopshtari 90-vjeçar.

Oborri i tij mbetet një shembull i dashurisë për natyrën dhe mikpritjes shkodrane, ku çdo lule ka një histori dhe simbolikë të veçantë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026