92% e fëmijëve të vaksinuar nga fruthi, ISHP: Prindërit ende shtyjnë dozën e parë
Rritja e rasteve me fruth në Europë ka shtyrë Organizatën Botërore të Shëndetësisë t’iu tërheqë vëmendjen të gjitha shteteve që të kthejnë sytë nga vaksinimi.
Mbulesa vaksinale e fruthit në vendin tonë ra 89% në vitin 2021 nga 95% që ishte përpara pandemisë. Sipas specialistëve të ISHP, aktualisht shifrat e fëmijëve të vaksinuar po rriten.
“Ka ecur shumë mirë, pavarësisht se në situatën e pandemisë kemi pasur shtyrje. Sipas të dhënave që kemi nxjerrë, mbulesa vaksinale me dozë të dytë e fruthit është mbi 92%”, thotë Rovena Daja, specialiste e ISHP.
Vaksina e fruthit injektohet tek fëmijët në moshën 1 dhe 5 vjeçare, por prindërit ende kanë tendencë të mos e bëjnë në kohë dozën e parë.
Mbulesa vaksinale prej 95% ose më shumë i 2 dozave të vaksinës nevojitet për të krijuar imunitet të tufës dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes. Aktualisht mbulesa vaksinale e fruthit në nivel global është 81% e fëmijëve me dy doza dhe 71% kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.
Të dhënat globale flasin për 9 milionë raste dhe 128.000 vdekje nga fruthi.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta