Ulet vaksinimi ndaj fruthit, Brati: Prindërit refuzojnë të injektojnë fëmijët
1 në 10 fëmijë në vendin tonë rrezikojnë të preken nga lija e dhenve.
Kujdesi duhet të jetë maksimal, pasi rrezikohet transmetimi i infeksionit edhe tek fëmijët e tjerë që qëndrojnë në të njëjtin ambient.
‘Lija e dhenve është një patologji e cila prek grupmoshat e çerdheve dhe të kopshteve. Fillon me temperature, fillon me shfaqjen e elementëve tek fëmijët që nga pjesa e kokës dhe pastaj thuajse në të gjithë trupin.
Kujdes duhet bërë, mos dërgimi i fëmijëve në çerdhe dhe në kopshte gjë që në fakt pastaj duhet të bëhet shmangia e kontaminimit të fëmijëve të tjerë dhe kontakti me mjekun”, u shpreh Sonila Brati, mjeke pediatre.
Prindërit vijojnë të jenë skeptik ndaj vaksinimit të fëmijëve për fruthin. Mjekja pediatre Sonila Brati këshillon kryerjen e kësaj vaksine pasi në të kundërt pasojat mund të jenë të rënda deri në fatalitet.
‘Refuzimi qëndron në autizmin e lidhin në fakt vaksinën e moshës 1 vjeç me një gjë që nuk është vërtetuar shkencërisht dhe që nuk është faktuar dhe që ka të bëjë me autizmin. Pra ata mendojnë që nëse vaksinojnë fëmijën e tyre mund të ketë gjasa për t’u prekur nga autizmi”, tha mjekja.
Gjatë vitit 2019 në vendin tonë 4 fëmijë humbën jetën nga fruthi.
LEXONI GJITHASHTU:
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh