99-vjetori i Martin Camajt, gjuhëtari historik që u arratis në kohën e komunizmit
Qendra Kombëtare e Librit ka mbajtur një aktivitet për 99-vjetorin e Martin Camajt, poeti e shkrimtari i njohur që u arratis nga Shqipëria gjatë komunizmit.
Botuesi Bujar Hudhri, i cili ishte i pranishëm në aktivitet, tha se Camaj krijoi e jetoi në vetmi, duke bërë një letërsi që do të takohej më vonë me lexuesin.
“Camaj ka pasur një vetmi të dyfoshtë, e para çdo shkrimtar është I vetmuar kur shkruan dhe pasi shkruan ai dialogon me lexuesin dhe kjo vetmi tretet. Camaj nuk ka pasur mundësi që të kishte lexues përballë”-tha botuesi.
Gjuhëtarja Ledi Shamku, tha se një tjetër përmasë e Camajt që mbeti në kontakt me shqiptarë të tjerë të mërguar e arratisur ishte ajo e gjuhëtarit.
“Camaj ka një produktivitet gjuhësor të pabesueshëm për nga sasia dhe ende të parrokshëm për nga cilësia. Është gjuhëtar historik.” –u shpreh gjuhëtarja.
I arratisur nga Shqipëria për në Jugosllavi, ai do të shpërngulej në Itali dhe Gjermani, që u bë qendra e tij e krijimit dhe punës.
Vepra e tij e plotë është botuar nga Onufri duke përfshirë, Djellën, Dranjën, Karpën, Kandilin e Argjandtë, Palimpsestin, Rrathët.
Emri i tij ndiqet sërishmi nga dyzimi, në një anë mosnjohja e në tjetrën mohimi, i njëjti mohim që shoqëron këdo, që qe përjashtuar në shqipërinë e mbyllur.
Moti i keq në vend, humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Himarë! Ra nga shtylla gjatë punës për rikthimin e energjisë
Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
- 09:19 Lideri i opozitës Ozgur Ozel jep dorëheqjen nga CHP, do të formojë një parti të re
- 09:09 Sulm masiv me dronë në Krasnodar të Rusisë, 1 i vrarë dhe 10 të plagosur
- 09:06 A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?
- 08:58 Kryeministri i ri i Britanisë premton se do të kufizojë koston e biletave të autobusëve
- 08:51 Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
- 08:44 Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen