Bushati dhe Haxhiu përplasen për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD
Përjashtimi i ish-kryeministrit, Sali Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike nxiti debat mes analistëve në studion e “Shock”.
Baton Haxhiu tha se duket që është krijuar një xhelozi për faktin se si Berisha e “fitoi” betejën ndaj të gjithë atyre, që janë munduar ta largojnë nga politika që nga viti 2013, ku ai humbi zgjedhjet parlamentare.
“Sali Berisha nuk është përjashtuar nga PD, por nga grupi parlamentar. Kam përshtypjen, që të gjitha ata, duke përfshirë edhe ty, sidomos ty, të cilët nuk e keni rrëzuar këtë njeri me duart dhe shkronjat tuaja dhe të miat, kemi krijuar njëfarë xhelozie se si ky njeri, i cili në një moment dukej i pashpirt, e fitoi betejën ndaj të gjithë neve, që jemi munduar ta heqim që nga 2013”, tha ai.
Andi Bushati tha se është “krim demokratik” të largohesh një person që është votuar nga mbështetësit.
Sipas tij, argumentet, që ka përdorur Basha në mbledhjen e kryesisë së PD për përjashtimin e Berishës nuk kanë bazë logjike.
“Me shkronjat e mia dhe tuat e kemi hequr në 2013. Shqiptarët kanë votuar, por ka votuar gjithashtu për ta hequr nga pushteti dhe mbajtur në opozitë. Një njeri, që zgjohet në mëngjes dhe thotë se “ këtë nuk e dua në listë”. Ky është krim demokratik. Dua unë Argitën e Shkëlzenin më shumë se Saliun, këtë analizoi…? [referuar deklaratave të Bashës] Këto janë qesharake. Pra, justifikimi kryesor është se “unë dua Argitën dhe Shkëlzenin më shumë se Saliun, prandaj unë pushkatova Saliun”, tha Bushati.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta