Tregu i linjave të autobusëve në Tiranë është monopolizuar, thotë pedagogu Shabani
Tregu i linjave të autobusëve në kryeqytet është monopolizuar. Kështu u shpreh për Euronews Albania pedagogu Endri Shabani, i cili sqaroi se nuk ka më konkurrencë mes operatorëve për linjat. Sipas tij, kjo sjell edhe ulje të cilësisë në shërbim.
Ai shtoi se Bashkia Tiranë nuk ofron transparencë me linjat e autobusëve dhe beson se heqja e licencës së Unazës është prishje pazaresh.
“Ia heq monopolin njërin, ia jep tjetrin”, u shpreh z. Shabani teksa komentoi vendimet e Bashkisë Tiranë.
Ai nënvizoi se duhet të investigimet në pjesën sesa lekë kanë shpenzuar kompanitë e transportit për fushatën elektorale të Erion Veliajt, pasi sipas tij në këtë mënyrë do të dalin në pah detaje se çfarë ndodh me transportin urban në kryeqytet.
“Bashkia bleu edhe disa autobusë elektrikë, pse nuk i ka future në treg?”, tha ai më tej.
Një ditë më parë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i hoqi licencën linjës së Unazës.
Veliaj sqaroi se vendimi u mor pas abuzimeve të shumta të denoncuara edhe nga përdoruesit e linjës, teksa paralajmëroi edhe linjat e tjera të transportit publik, të cilat prej 3 muajsh janë në vëzhgim dhe kontroll nga ana e bashkisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta