Rama nderon Merkel me medaljen më të lartë të Kryeministrisë
Kryeministri Edi Rama nderoi kancelaren Angela Merkel me Medaljen ‘Kordoni i Madh me Yll i Mirënjohjes Publike’, medalja më e lartë e Kryeministrisë.
Momenti i nderimit u publikua në faqen e Facebook nga Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kancelaren Angela Merkel në Pallatin e Brigadave.
“Ky këtu është ylli i mirënjohjes dhe ky këtu është simboli i Heroit tonë Kombëtar Skënderbeu, i cili mbrojti Shqipërinë nga pushtimi dhe u mbiquajt aleat i Krishtit si mbrojtës i krishtërimit, kështu që mendoj se ju detyrohemi për këtë. Nuk do mbaj fjalim këtu se e di që nuk para i duroni ceremonitë, ndaj vetëm le të mjaftohemi me foton”, iu drejtua kryeministri Rama kancelares, e cila dukej e surprizuar.
Kancelarja Merkel e cilësoi një nder të madh vlerësimin që i bëhej teksa u shpreh se kishte qenë një gjë e mirë bashkëpunimi me kryeministrin shqiptar.
“Jam e vetëdijshme që është në nder i madh dhe është një gjë e mirë për mua të punoja së bashku me ju”, tha kancelarja.
Nga përshkrimi që lexohet në faqen zyrtare të Kryeministrisë, medalja ka formën e një ylli me 36 cepa, i cili ka një gjatësi 50 mm dhe gjerësi 43 mm, me spesor 2 mm.
Në qendër të saj është vendosur shqiponja dykrenare e Gjergj Kastriot Skënderbeut e gdhendur në reliev me gjatësi 22 mm dhe gjerësi 20,5 mm me spesor 2 mm.
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut