Mesazhet e Merkel, Besart Kadia: Konfirmoi se Shqipëria dhe RMV-ja janë gati për negociatat

14 Shtator 2021 | 21:45

Zëvendësministri i Financave, Besart Kadia tha në “Now” se lajmi i ditës së sotme është që  vetë kancelarja e Gjermanisë pohoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet dhe meritojnë hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Sipas tij, Angela Merkel dha një shpresë tjetër, kur deklaroi se vetoja e Bullgarisë është e përkohshme dhe kjo sipas tij shton më tej shpresat, që Tirana dhe Shkupi të ecin më shpejt drejt familjes europiane.

“Lajmi sot ishte ky: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati për t’i hapur negociatat. E thënë nga Merkel në Tiranë se Tirana dhe Shkupi janë gati të hapin negociatat me BE, për mua është lajm i mirë dhe ky është lajm i ditës. Dhe dha shpresën se çfarë ka ndodhur me Bullgarinë është e përkohshme. Lajmi i dytë që Merkel dha është se Serbia nuk mund të hyjë në BE nëse nuk ka zgjidhur problemet me Kosovën”, tha ai.

Z. Kadia u shpreh se sheh një optimizëm në Ballkanin Perëndimor edhe pas largimit të kancelares.

“Më duket si optimiste për të ardhëm. Periudha post-Merkel është një Ballkan në paqe”, shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026