Një pjesë e studentëve kundërshtojnë vaksinimin e detyruar

15 Shtator 2021 | 16:15

Ende nuk ka asnjë vendim për mënyrën sesi do të veprohet me studentët që refuzojnë vaksinën, por Rektori i Universitetit të Tiranës ka deklaruar se do merren masat që asnjë student të mos humbasë mësimet.

“Studentët dhe pedagogët duhet t’i nënshtrohen vaksinimit me vullnetin e tyre”, shprehet Artan Hoxha, rektor i Universitetit të Tiranë.

Shumë studentë shprehen kundër vaksinimit dhe thonë se do ta ndërmarrin këtë hap vetëm nëse përcaktohet me detyrim.

“Jemi kundër vaksinës, nuk e di me këto që po dëgjojmë, deri në pikën e fundit, vetëm nëse do më detyrojnë”, shprehet një student.

“Jo, është diçka që nuk më pëlqen”, shprehet një tjetër i ri.

“Se di, po na e kërkuan me detyrim do e bëjmë”, deklaron një tjetër student.

Ky vit akademik nuk dihet ende nëse do nisë fizikisht, online apo i kombinuar. Universitetet presin vendimin e Komitetit të Ekspertëve.

Deri më tani nga rreth 1200 pedagogë në Universitetin e Tiranës, rreth 900 janë të vaksinuar.  Për studentët e vaksinuar ende nuk ka shifra.

Nga nisja e pandemisë, në Universitetet e Tiranës ka pasur 6 humbje jete, 4 pedagogë, 1 studente dhe 1 punonjës biblioteke.

Vetëm nga Fakulteti Ekonomik ka pasur tre vdekje, mes tyre studentja Euxhena Jorgji nga Erseka.

Në nder të kujtimit të tyre këtë të mërkurë u mbaj edhe një ceremoni përkujtimore.

Së bashku me stafin pedagogjik në ceremoni ishte edhe babai i studentes së ndjerë 22 vjeçare.

“Ajo ishte një vajzë që deri ditën e fundit të jetës së saj mbajti poshtë jastëkut librin”, u shpreh babi i studentes së ndjerë.

Në oborrin e fakultetit ekonomik, në kujtim të pedagogëve dhe studentes që humbën jetën prej COVID-19 u mbollën tre ullinj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026