Kafshët po ndryshojnë tiparet e tyre për të përballuar ndryshimet klimatike

16 Shtator 2021 | 09:08

Kafshët po zhvillohen më shpejt për të përballuar ndryshimet klimatike, por çfarë ndodh me ato specie që kanë vështirësi të përshtaten?

Një studim i ri, i publikuar nga Universiteti Deakin në Australi, zbuloi se veçanërisht zogjtë po zhvillohen me sqepa, këmbë dhe veshë më të mëdhenj për të mbajtur nën kontroll temperaturat e trupit.

Studiuesja e shpendëve Sara Ryding u shpreh se ndryshimi i klimës nuk është çështje që kërkon të përshtaten vetëm njerëzit, por edhe speciet e tjera.

“Është koha të kuptojmë që kafshët gjithashtu duhet të përshtaten me këto ndryshime, por kjo po ndodh në një afat kohor shumë të shkurtër,” – u shpreh Ryding.

Ndryshimet klimatike janë presion mbi kafshët dhe shpendët që të përshtaten në një kohë të shkurtër, por ndërsa specie mund ta bëjnë këtë, të tjera jo.

Kjo formë e shpejtë e ndryshimit ka sjellë një rritje 4-10% të tipareve të papagallëve australianë.

Një zog i vogël këngëtar i quajtur “junco” me sy të errët në Amerikën e Veriut gjithashtu duket se po evoluon me një ritëm të shtuar, nënvizon studimi.

Por nuk janë vetëm zogjtë. Studiuesit e përfshirë në studim përmendën rritjen e gjatësisë së bishtit të minjve të drurit.

Jo të gjitha kafshët do të mësojnë të përshtaten

Sara Ryding theksoi se ndryshimet nuk janë shenjë se kafshët po përballen mirë me ndryshimet klimatike.

“Ata po ndryshojnë për t’i mbijetuar situatës. Ne nuk jemi të sigurt se kush janë pasojat e tjera ekologjike të këtyre ndryshimeve, apo nëse të gjitha speciet do të jenë të afta të ndryshojnë dhe mbijetojnë.

Mbi 30% e specieve që jetojnë nëpër pemë kërcënohen nga zhdukja.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026