Shmanget sulmi terrorist në një sinagogë në Gjermani, arrestohen 4 persona

16 Shtator 2021 | 18:45

Policia gjermane parandaloi një sulm terrorist të karakterit islamik, që kishte si shënjestër një objekt kulti në qytetin e Hagenit.

Forcat e sigurisë arrestuan 4 persona të dyshuar si përgatitës të sulmit, mes të cilëve një 16-vjeçar nga Siria.

Herbert Reul, ministri i Brendshëm në Rehnin Verior, në Vestfalia, tha se sulmi ishte i paralajmëruar dhe për këtë arsye u arrit të shmanget.

“Ne morëm informacione konkrete se mund të kishte një sulm ndaj një sinagoge gjatë festivalit hebre. Informacioni na çoi në përfundimin se bëhej fjalë për një kërcënim me sfond islamik. Ne arritëm të identifikonim në kohë shënjestrën dhe personat e dyshuar si përgatitës të krimit”, tha Herbert Reul.

Forcat e policisë morën në mbrojtje sinagogën e Hagenit, një qytet me rreth 200 mijë banorë, në perëndim të vendit.

Kërcënimi përputhej me zhvillimin e festivalit Yom Kippur, vigjilja e të cilit festohet nga hebrenjtë nëpër sinagoga.

Në vitin 2019, një ekstremist i djathtë kreu një sulm të armatosur ndaj një objekti të tillë kulti në qytetin Halle, duke lënë të vdekur 2 persona.

Asokohe, policia u përball me kritika se ishte treguar e ngadaltë në reagimin e saj, edhe pse arriti të arrestonte autorin, i cili po vuan dënimin me burgim të përjetshëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026