Risitë në qeverinë ‘Rama 3’ sipas Baton Haxhiut: Rritja e pagave, taksa zero për biznesin

16 Shtator 2021 | 20:33

Në emisionin “Shock” analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu debatuan mbi risitë që priten nga mandati i tretë i qeverisjes së Partisë Socialiste.

Baton Haxhiu renditi dy risi kryesore, që janë sipas tij rritja e pagave dhe taksa 0 për bizneset e vogla.

“Pagat mesatare rriten me 25% deri në fund të mandatit. 40% për shërbimin publik, administratën dhe mjekët”, u shpreh analisti Haxhiu

Për Baton Haxhiun, nëse qeveria Rama  nuk i përmbush këto dy premtime, atëherë do të humbasë në zgjedhjet e ardhshme. Kjo pasi sipas tij, nëse 200 të punësuar nuk marrin atë që u është premtuar, atëherë do të zhgënjehen dhe nuk do ta votojnë më PS-në.

Për bujqësinë, Baton Haxhiu tha se mbetet prioritet dhe që është ndër objektivat më të arrirë të mandatit të dytë të Edi Ramës.

“E ka realizuar një premtim, bujqësia ka eksport dhe në GTP është me 23%”, u shpreh Baton Haxhiu.

Andi Bushatin nga ana tjetër, tha se bujqësia nuk është prioritet në këtë mandat.

“E kanë prioritet, posi, prandaj e ulin buxhetin”, tha Andi Bushati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022