Baton Haxhiu: Tubimi i Berishës më ngjau si tubimet e dikurshme në Kamëz

16 Shtator 2021 | 20:47

Tubimi i sotëm i ish-kryeministrit Sali Berisha nuk ishte kundër Lulzim Bashës, por kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kështu u shpreh në emisionin “shock” analisti Baton Haxhiu.

Ai thotë se tubimi i sotëm ngjasonte më tepër me tubimet, që bëheshin dikur në Kamëz.

“Realisht Berisha nuk ka bërë asgjë sot kundër Lulizm Bashës. Ai tregoi realit, ky qëndrim, ky populizëm i tij është kundër SHBA dhe nuk ka asnjë interpretim tjetër perçeve kësaj. Tubimi sot më ktheu në fjalimet, në atmosferën, që m’u duk si tubimet e dikurshme në Kamëz”, tha Haxhiu.

Sipas tij, rruga që ka zgjedhur ish-kryeministri Berisha pasi u përjashtua nga grupi parlamentar nuk do ta çojë askund.

“Ky është jo vetëm i pabesueshëm, por i rrezikshëm. Ai është dashakeqës, nëse është dikush që po e dëmton  Shqipërinë është ky njeri. Kjo rrugë nuk të çon askund, as nuk themelon parti, as nuk krijon frymë, as nuk e rrëzon Lulzim Bashën”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022