Pakënaqësia me ekonominë, Luarasi dhe Nurellari debat mbi pritshmëritë për mandatin e tretë
31% e qytetarëve shqiptarë mendojnë se situata ekonomike në vend është e keqe, sipas sondazhit të “Barometrit”. Mirëpo për pedagogen Iris Luarasi gjendja ekonomike në Shqipëri nuk është aq alarmante, pasi rënia e ekonomisë ishte e pritshme gjatë vitit që shkoi.
Iris Luarasi tha se ka qenë pandemia ajo që e ka përkeqësuar gjendjen ekonomike të shumicës së familjeve, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë.
“Shumica e njerëzve janë varfëruar në kohën e pandemisë, shumë pak njerëz janë pasuruar”, u shpreh znj. Luarasi.
Shqiptarët nuk mund të kenë shpresa të mëdha për financat në mandatin e tretë të një qeverie, tha Iris Luarasi, gjë që u kundërshtua nga politologu Adri Nurellari.
Z. Nurellari tha se demokracia është instrument i llogaridhënies, ku partitë që performojnë mirë sa i përket ekonomisë, shpërblehen me votë dhe anasjelltas.
Ai argumentoi më tej se ka vende si Gjermania ku ka pasur vazhdimësi mandatesh nga e njëjta parti, pikërisht sepse populli ka njohur rritje të mëdha ekonomike.
“Pika kryesore e mandatit të tretë është që të shpërblehet një qeveri që ka funksionuar mirë. Shqipëria bën një divergjencë”, tha z. Nurrellari.
Mirëpo për pedagogen Luarasi arsyeja pse Partia Socialiste në vend mori mandatin e tretë është sepse “nuk kishte opozitë”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq