“Idiotë, qëndroni në shtëpi”: Fqinjët i kthehen fqinjëve të tyre teksa tensioni i shtetrrethimit në Europë vazhdon të rritet

3 Prill 2020 | 14:20

Vetëm disa ditë para 58-vjetorit të ditëlindjes, dhe të paktën pas një muaji qëndrimi në karantinë në shtëpinë e tij në Romë, keorografi Luciano Mattia Cannito nuk duroi dot më. 

“Një mesazh drejtuar të gjithë policëve dhe luftëtarëvë të natës që bërtasin me urrejtje nga ballkonet e tyre”, shkruan ai në faqen e tij në Faceook, “pse nuk e përdorni këtë energji për disa fjalë të mira, pozitive dhe të dashura”?

Disa ditë më parë, vëllai i tij, i cili është një mjek në Toskana, kishte qenë rrugës për të shkuar në punë ndërsa dikush filloi të bërtiste nga ballkoni: “Idiot! Qëndro në shtëpi!

“Vëllai im punon 12 orë në ditë në vijën e parë të kësaj lufte – në punën më të vështirë”, tha Cannito për Euronews.

Italia vazhdon të jetë një ndër vendet më të prekura në Europë nga coronavirusi me të paktën 14,000 vdekje dhe me një ndër bllokadat më të rrepta në kontinent, vendosur që më 8 mars dhe i ndalon qytetarët të dalin nga shtëpia e tyre sikur edhe për të bërë ushtrime. 

Gjatë javëve të fundit, disa video të kryebashkiakëve italinë që u bërtasin qytetarëve në rrugë u bënë virale, ndërsa 40,000 persona kanë marrë gjoba për shkelje të rregullave të izolimit. Por nuk janë vetëm policët dhe autoritetet që po tregohen të ashpër mbi këto rregulla.

 


Në të gjithë Europën, qytetarë të thjeshtë u kanë vënë detyrë vetes të sillen si policë gjatë këtye javëve të izolimit. Në Spanjë madje u kanë vendosur edhe një emër: “policët e ballkoneve”. 

Por ky fenoment është përhapur nëpër Europë. 

Alice nga Londra, tha për Euronews se ajo është abuzuar verbalisht nga disa rezidentë të lagjes sepse kishte lejuar vajzën e saj dy-vjeccare të luante në trotuarin jashtë shtëpisë. 

“Ne nuk kemi një oborr, kështu që jemi të detyruar të dalim jashtë, vajza ime nuk është një mikrob i madh që ecën dhe shpërndan viruse”, tha ajo. 

Inkurajim policor?

Në Britani, të paktën 6 forca policore kanë ngritur linja telefonike të dedikuara për personat që duan të denoncojnë fqinjët e tyre. Nga këto gjashtë, vetëm dy prej tyre ishin të gatshëm të komentonin mbi këtë fenomen. Policia e Mançesterit dhe policia e “West Midlanss”. Të dy refuzuan t’i tregonin shifrat e telefonatave të marra.

Por edhe në shtete ku bllokada nuk është aq strikte sa në pjesën tjetër të Europës, qytetarët kanë qenë të gatshëm në inkurajimin e fqinjëve të tyre për të qëndruar në shtëpi.

“Budallenj të vërtetë”

Jasmin Bauomy dhe shoku i saj i dhomës kishin qëndruar në apartamentin e tyre në Hamburg për tre ditë të plotë, derisa vendosën të dilnin nga shtëpia të shtunën e kaluar.

Ata nuk dolën jashtë perimetrit të lagjes së tyre dhe mbajtën distancën e nevojsshme duke blerë edhe disa ushqime gjatë ecjes.

Një post në instagram

Gjatë ecjes, Bauomy dëgjoi dikë të bërtiste nga ballkoni sipër tyre. 

“Pa shiko si po dilni për shëtitje teksa të gjithë janë duke qëndruar në shtëpi. Budallenj të vërtetë! Prej jush qytetarë të shumtë po sëmuren”. 

Megjithatë Gjermania nuk është në shtetrrethim të plotë, dhe ndërsa qytetarët po qëndrojnë në shtëpi ata janë të lejuar të dalin jashtë, për nje ecje, për vrap apo për të shkuar në dyqane. Pra Bauomy nuk po thyente ndonjë nga rregullat.

“Ai nuk donte të dëgjonte një përgjigje. Ai thjesht donte të na bërtiste pa qenë në dijeni të rrethanave. Të them të drejtën, nuk po na shijonte më ecja dhe të gjithë bisedat tona riktheheshin në atë moment”, tha ajo për Euronews.

Personat publikë nuk janë imunë

Por të gjitha këto të bërtitura nuk kanë ardhur vetëm nga ballkonet, në shumë raste kanë qenë edhe përmes internetit. Natalie Bennet, ish-kryetarja e “Green Party”, një forcë politike në Irlandë, ishte urdhëruar nga një i panjohur në Twitter për “të qëndruar në shtëpi” pasi ajo kishte postuar për kthimin e saj nga parlamenti.

Por Bennett tha për Euronews se ndërsa shoqëria ishte “nën stres të jashtëzakonshëm” ankthi dhe frika po dilnin jashtë kontrollit. Në këto raste, duhet mirëkuptimi i të dy palëve. 

“Mendoj se në këto momente duhet të përqëndrohemi me shumë në mirësjellje, në bamirësi dhe mirëkuptim, dhe kjo vlen për të dy palët, për ata që i bëjën këto komente dhe për tjerët subjekt të komenteve”, tha ajo.

Alice Miazzo, një 31-vjeçare nga Milani, mendon se kjo sjellje e qytetarëve, të cilët i bërtasin njëri-tjetrit është një shenjë që italianët po kërkojnë dikë për t’i hedhur fajin e kësaj situate.

“Nuk ndihem rehat kur jam jashtë. Kur mban rradhë për t’u futur në një dyqan apo farmaci, duke pasur parasysh se asgjë tjetër nuk është hapur, njerëzit t’i ngulin sytë, sepse mendojnë se duhet të ishte brenda në shtëpi”, tha ajo. 

“Nga njëra anë të gjithë po përballemi me këtë emergjencë botërore. Por nga ana tjetër, të gjithë e shohin njër-tjetrin sikur të jenë një rrezik potencial apo për t’i fajësuar mbi këtë sakrificë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026