Vdekja e 28-vjeçarit në Tiranë, hoteli: Nuk dimë çfarë e shkaktoi

17 Shtator 2021 | 16:43

Ajdin Mustafa prej 2 ditësh qëndronte në hotel Rogner”, aty ku fatkeqësisht humbi jetën aksidentalisht.

Shkëputja e kangjellave të ballkonit, ku ishte mbështetur, u bë shkak për rënien nga kati i pestë i 28-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, i cili nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra.

Për ngjarjen e rëndë policia e Tiranës procedoi në gjendje të lirë administratorin e hotelit ‘Rogner’ dhe përgjegjësin e mirëmbajtjes për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Burime nga Prokuroria e Tiranës bëjnë me dije se hetuesit janë të bindur se shkak për ngjarjen aksidentale të të riut është bërë amortizimi i kangjellave.

Euronews Albania iu drejtua zyrtarisht përfaqësuesve të hotel “Rogner”. Në përgjigjen e dhënë ata thonë se nuk e kanë të qartë shkakun që solli vdekjen e 28-vjeçarit.

Por kush i kontrollon në mënyrë të vazhdueshme shërbimet hoteliere për kushtet e sigurisë?

Sipas ligjit kolauduesit e licencuar janë personat që japin miratimin për sigurinë e ndërtesës pas përfundimit, por këto kontrolle nuk kryhen në mënyrë të vazhdueshme.

Siguria deri tani i është lënë ndërgjegjes së administratorëve të këtij shërbimi për të plotësuar ose jo parametrat e sigurisë për klientët e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026