Skënder Brataj drejt shërimit, drejtori i i urgjencës ishte infektuar me COVID-19: Mendoj se ia dola
Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj që u prek nga COVID-19, në një postim në Facebook shprehet se është gati për të rifilluar punën, por më parë është në pritje të testit për të konfirmuar se e ka fituar luftën me koronavirusin.
“Unë mendoj se ja dola falë mbështetjes tuaj dhe vullnetit që kam për ta mposhtur COVID-19”, – thotë Brataj.
“Një falenderim të gjithë juve, që asnjëherë nuk më keni lënë vetëm në këto ditë të sëmundjes, izolimit dhe karantinës. E di që nuk kam mundur t’ju përgjigjem dot të gjitha mesazheve tuaja sepse janë të shumta, prandaj ju falenderoj dhe ju vë në dijeni se gjendja ime shëndetësore është më e mirë dhe shpresoj të jetë negative prova e tamponit.
Unë mendoj se ja dola falë mbështetjes tuaj, terapisë, dëshirës dhe vullnetit që kam për ta mposhtur COVID-19. Gati, për të rifilluar përsëri betejën me këtë armik të padukshëm, por që tani e njohim më shumë se një muaj më parë, kur u paraqit para nesh”, shkruan ai.
Mund të lexoni gjithashtu:
Skënder Brataj tregon si po i përjeton simptomat e coronavirusit dhe ilaçet që po përdor
Pas kreut të Urgjencës Kombëtare, COVID-19 prek edhe shefin e Shërbimit të Mikrologjisë në QSUT
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq
Koçiu për projektin në Zvërnec: Investim që do të rrisë ekonominë dhe do të përmirësojë standardet e turizmit
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq