Viktimat e kënetës së Maliqit, familjarët kërkojnë eshtrat e të zhdukurve

17 Shtator 2021 | 20:22

Historia famëkeqe e tharjes së kënetës të Maliqit është përkujtuar me anë të botimit të librit “E vërteta e inxhinierëve të kënetës të Maliqit”.

Gentiana Sula, kryetare e autoritetit për informimin mbi dosjen e sigurimit të shtetit e pyetur nga Euronews Albania se a ka një plan për gjetjen e eshtrave të personave të zhdukur në këtë kënetë është përgjigjur se procesi është I vështirë.

“Tani institucioni ynë angazhohet të bëjë aq sa i takon në bazë të ndryshimeve ligjore që vjet parlamenti ka bërë. Fakti është që ne nuk do mbivendosim punën e asnjë institucioni, institucionet e dinë se çfarë duhet të bëjnë, prokuroria, policia, mjekësia ligjore, pushteti vendor dhe kontraktorët që po punojnë, duhet ta kishin bërë me kohë. Për sa kohë nuk e bëjnë, duket që është një proces i vështirë. Deri diku mendoj që janë dhe tabutë e kohës që janë akoma gjallë. Është bërë e njohur botërisht që është turp që Shqipëria nuk po nderon bijtë e vet më të mirë. Kur bëhet fjalë për punonjësit e kënetës, le të vëmë përpara vetes fytyrat e tyre, Mitrush Kutelin, janë njerëz me kontribute të jashtëzakonshme”, tha ajo.

Abdyl Sharra, Kujtim Beqiri, Vasil Mano dhe Zyrika Mano ishin inxhinierët që punuan për tharjen e kënetës e me pas u ekzekutuan nga pushteti popullor i asaj kohe si spiunë dhe sabotatorë. Sot, familjarët e tyre kërkojnë minimalisht gjetjen e eshtrave të tyre për të patur të paktën një varr e për ti nderuar.

“Patjetër është zhgënjyese, mendoj që edhe e drejtë nuk është, sepse në fund të fundit çdo njeri ka të drejtën që të këtë një varr, është e drejta e tij pasardhësit të kenë ku mund të dinë ta drejtojnë vërtet shprehjen e mirënjohës, e luleve e të thonë: Faleminderit për kontributin që këta njerëz kanë dhënë”,  shprehen familjarët.

Qarkun i Korçës numëron 218 të pushkatuar nga regjimi komunist, 32 të vdekur në burg e 13 të tjerë që kanë humbur aftësitë mendore nga dhuna barbare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026