Rama premton përfshirje dhe konsultim me qytetarët për çështjet kombëtare
Pas betimit para presidentit të Republikës, kryeministri Edi Rama mblodhi kabinetin e ri qeveritar ku dhe përcolli detyrat për mandatin e tretë.
Shefi i qeverisë kërkoi përkushtim të shtuar nga ana e ministrave dhe zyrtarëve në raport me nevojat e qytetarëve.
“Shërbimi ndaj publikut të jetë Bibla dhe Kurani”, apeloi Rama.
Mes tjerash, Rama ndau për publikun atë që e quajti “projekti i ri kombëtar për fuqizimin e bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm”.
“Në mbyllje, dua të ndaj me ju edhe një projekt të ri kombëtar për forcimin e frymës dhe fuqizimin e përmbajtjes së bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Bashkëqeverisja nuk është vetëm ju ankoheni dhe ne ju zgjidhim hallin, por është bashkëndarje e opninioneve për vendime me rëndësi të veçantë”, tha ai.
Ai u shpreh se qeveria në këtë mandat do të ftojë qytetarët në konsultime për tema dhe çështje kombëtare, pa dallime politike.
“Unë dua që kjo qeveri ta ftojë popullin, pa dallime politike në konsultime kombëtare për vendime, të cilat kërkojnë jo vetëm guxim, por edhe përfshirje të qytetarëve përtej partive, përtej llogoreve, përtej dasive dhe përtej llafeve”, tha ai.
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.