Rama: Dy kampionet olimpike të Kosovës do bëhen pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

18 Shtator 2021 | 11:45

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, fitueset e Medaljeve të Arta në Lojërat Olimpike të Tokios do të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Vendimi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së parë të qeverisë.

Z. Rama tha se kampionet olimpike kanë shprehur dëshirën të jenë pjesë e FA shqiptare, ndërsa shtoi se nga Ministria e Mbrojtjes do të nisë puna për krijimin e një njësie speciale të kampioneve, në mënyrë që të përfitojnë një status të veçantë për gjithë jetën.

“Vendimi për përfshirjen në strukturat e Forcave tona të Armatosura të dy fitueseve të medaljeve të arta në lojërat Olimpike të Tokio, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova të cilat kanë arritur diçka që është e jashtëzakonshme dhe po ashtu kanë shprehur dëshirën që t’i bashkohen FA të Shqipërisë. Dhe këtu dua të shtoj se me ministrin e Mbrojtës jemi duke punuar që në FA e Shqipërisë të krijohet një njësi speciale e kampionëve, që meritojnë të trajtohen gjithë jetën me një status të veçantë. Nga përvoja e vendeve të tjera këtë status të veçantë kampionëve ua jep përfshirja në FA dhe nga ana tjetër të jenë aty shembuj rrezatues dhe mentorët e të rinjve me uniformë”, tha kreu i qeverisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026