Artisti dhe dialogu, Albien Alushaj rrëfen ndryshimet e dy ambienteve kulturore
Në një rrëfim për “Kult”, vjen piktori Albien Alushaj që karrierën e tij si piktor e zhvillon në Firence. Edhe pse në një ambient tjetër, ai ndjek me vëmendje zhvillimin e jetës kulturore në Shqipëri.
Të kthehesh në Tiranë dhe ta gjesh atë të ndryshuar, dhe vendet ku ke kaluar momentet e bukura të mos të risjellin kujtimet, këtë përjetim ka sa herë kthehet në vendlindje piktori Albien Alushja, që karrierën e zhvillon ne Firence të Italisë.
Gjatë qëndrimit këtu, nuk heq dorë nga piktura, dhe vëmendjen pareshtur e ka tek zhvillimi i hapësirës së artit.
“Qasja me periferinë duhet të jetë një proces që duhet filluar sa më shpejt, sepse siç e shikoni Tirana ka edhe një identitet tjetër dhe mendoj se ky identitet përfaqësohet simbolikisht edhe nga arkitektura. Vura re që nuk kishte më atë identitet”, tha ai.
Bisedën e zhvillojmë në tarracë, dhe jo në një vend më të këndshëm, sepse Albi mesazh kryesor ka kthimin e vëmendjes tek pjesa periferike e kryeqytetit, ku komunikimi duket i rrallë.
“Nuk është vetëm Sahati, pjesë e identitetit të Tiranë, nëse ne mendojmë të zhvillojmë dhe të shikojmë një Tiranë pas disa vitesh, unë që tani nuk e shikoj një Tiranë siç ka qenë para disa vitesh”, shtoi ai.
Çdo pikturë e tij lidhet me Shqipërinë. Sot jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Firence vazhdon të diskutohet statusi i piktorit.
Në tarracën e pallatit të tij, ka shfaqur disa punime, ndonëse në Shqipëri e ka pasur të vështirë të pikturonte tablo.
Sa ndryshon kultura artistike në Firence me atë në Tiranë? Kur vjen puna te statusi i artistit duket se lufta mbetet e përbashkët dhe se dialogu i shëndetshëm nuk mund të kuptohet dhe as arrihet pa punën, dialogun dhe debatin e shëndetshëm, që niset gjithmonë nga arti.
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur