‘Varret pa emër’, shfaqet dokumentari mbi krimet e komunizmit në Shkodër
“Varret pa emër” titullohet dokumentari shfaqur në Shkodër, ku nëpërmjet dokumenteve arkivore rrëfehet se si regjimi i Enver Hoxhës u soll me kundërshtarët politikë, duke i vrarë, burgosur e internuar dhe në mijëra raste duke u zhdukur varrin.
Për skenaristen Admirina Peci tragjedia e familjeve që ende kërkojnë varret e të afërmve, është një plagë akoma e hapur.
“U kushtohet të gjitha familjeve që kanë të zhdukurit e tyre nga komunizimi. Dokumentari ka lindur si nevojë për të krijuar një hartë digjitale, të vendeve ku mendohet se janë varrosur, pra ku mendohet se kanë qenë varret sekrete të ish-regjimit komunist”, tha ai.
Familjarët e të vrarëve tregojnë kërkimet dhjetëra vjeçare për eshtrat e të dashurve të tyre, ndërsa ndihen të zhgënjyer se janë lënë të vetëm në këto kërkime.
“Kam bërë tentativa që nga 2004. Kam hapur shumë varre në Qafë Bari, në Mirditë, dhe arrita dhe i gjeta eshtrat e vëllait tim, kurse nga shtetit nuk kanë pasur asnjë ndihmë në botë”, tha një nga familjarët.
Ky dokumentar realizuar nga Fondacioni “KUJTO” sjell hartën e plotë të vendeve ku janë varrosur të ekzekutuarit nga regjimi komunist apo ata që kanë ndërruar jetë në burgje dhe në hetuesi.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta