Britanikët vlerësojnë Tiranën si qytetin më pak të kushtueshëm

19 Shtator 2021 | 15:53

Tirana rezulton se është qyteti Evropian më i lirë për të kaluar një pushim të shkurtër. Këtë e thotë Barometri 2021 i Postës Britanike që ka renditur koston për qytetet më të lira dhe më të shtrenjta në Evropë.

Sektori për udhëtimet dhe paratë në Postën Britanike ka analizuar çmimet për 40 qytete të ndryshme në Evropë për Barometrin e saj vjetor mbi koston e qyteteve.

Në kërkim thuhet se në Tiranë një filxhan kafe kushton vetëm 0.61 paund dhe akomodimi për një fundjavë në një hotel me tre yje kushton 61 paund.

Si qytet i dytë më pak i kushtueshëm renditet Katovica në Poloni, ndjekur nga Vilnus në Lituani, Lisbona në Portugali dhe Riga në Letoni.

Në listën e çmimeve për Tiranën thuhet se një shishe birrë nga prodhuesit lokalë në bare kushton rreth 1.85 paund. Po aq vlerësohet dhe çmimi për një gotë verë. Një fakt dreke për dy persona bashkë me verë thuhet se kushton 38 paund.

Në koston totale ku janë përfshirë tur në qytet si dhe vizita në vendet më tërheqëse si muze dhe galeri, zyra e Postës Britanike vlerëson se për dy persona nevojiten 71.41 paund. Këtu nuk është përfshirë akomodimi për dy net në një hotel me tre yje që në Tiranë thuhet se kushton 61 paund.

Në total për të kaluar një fundjavë në Tiranë një çifti sipas Postës Britanike do t’i duhen 132.41 paund. Ndërsa për qytetin e dytë më të lirë, Katovicën do të duheshin 164.13 paund.

Sa u takon qyteteve më të shtrenjta për të kaluar dy ditë pushime vlerësohen Oslo e Norvegjisë, Stokholmi i Suedisë dhe Belfasti i Irlandës së Veriut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026

Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë

Rreth një në 60 të rritur mbi moshën 40 vjeç mund të kenë fibrozë të mëlçisë të padiagnostikuar, sipas një studimi të ri evropian të...
08:21 | 21/04/2026