Gjendet trupi i pajetë i minatorit në Bulqizë pas 5 ditësh

20 Shtator 2021 | 07:30

Trupi i pajetë i minatorit që mbeti i bllokuar në një minierë në Bulqizë u gjet pas 5 ditësh kërkime.

Muharrem Plaku u bllokua në një prej galerive në Bulqizë rreth orës 12:00 të së mërkurës.

Në një prej galerive të minierës ka pasur një shembje, e cila dyshohet se ka shkaktuar dhe bllokimin e minatorit.

Zëvendës ministri i infrastrukturës dhe Energjitikës, Ilir Bejtja deklaroi se është ngritur një grup i posaçëm që do të verifikojë se si masivi i kromit që dyshohet se u shkëput nga tavani i minierës bllokoi brenda 60-vjeçarin.

Ishte grupi i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat si dhe minatorë të firmave të tjera të cilët punuan gjatë të pesë ditëve deri në nxjerrjen e trupit të pajetë.

Të hënën dy minatorë u plagosën gjatë punës në miniera. Prej fillimit të vitit 2021, 8 minatorë janë plagosur gjithsej.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026