Balla mbledh kryesinë e Grupit Parlamentar të PS: Të zgjatet procesi i Vettingut

20 Shtator 2021 | 11:09

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mblodhi paraditen e kësaj të hëne kryesinë e grupit.

Euronews Albania mëson se në këtë mbledhje është diskutuar për ndryshimet kushtetuese dhe ndërkohë Balla ka kërkuar zgjatjen e procesit të Vettingut.

Gjithashtu, në këtë mbledhje u miratua edhe “Rregullorja e Grupit”.

Të shtunën ministrat e qeverisë “Rama 3”, bashkë me kryeministrin u betuan para presidentit Ilir Meta.

Kabineti i mandatit të tretë qeverisës të socialistëve përbëhet nga 15 ministri, nga të cilët 4 ministra pa portofol. 12 ministri do të drejtohen nga gratë dhe 3 të tjerat nga burrat.

Ndërkohë, në Kuvend janë zhvilluar dy seanca plenare, ku nuk kanë munguar edhe debatet mes deputetëve të opozitës me ata të maxhorancës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026