Dialogu Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajčák merr detyrën si ndërmjetës i BE-së

4 Prill 2020 | 06:46

Bashkimi Evropian ka emëruar ish-ministrin sllovak për Punët e Jashtme, Miroslav Lajčák, si përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd. Lajmi u konfirmua gjatë një konference për shtyp nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell.

Përveç dialogut Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajčák do të jetë i ngarkuar edhe për çështje të tjera të cilat lidhen me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 “Dje, këshilli miratoi më në fund një vendim të publikuar sot, për emërimin e ish-ministrit Miroslav Lajčák, si përfaqësuesi i posaçëm i BE-së  për dialogun Prishtinë-Beograd dhe për çështje të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Jam i sigurt se Miroslavi, me të cilin kam punuar fillimisht kur ishim kolegë në Këshillin e Punëve të Jashtme dhe tani nga përgjegjësitë e mia si përfaqësues i lartë, dhe jam i sigurt se ai do të bëjë një punë të shkëlqyer, për të më ndihmuar të rinisim dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.”, tha Miroslav Lajčák.

Borrell u pyet se cilat do të ishin veprimet e para të Lajçak pas marrjes së detyrës së re dhe a do të mjaftonte heqja e taksave të deritanishme nga Kosova për vijimin e dialogut?

“Tarifat janë një lajm i mirë, sigurisht që kjo do të ndihmojë. Miroslavi është emëruar vetëm sot në mëngjes. kur do të nisë punë ? Sot pasdite, por unë nuk mund t’ju them cili është plani i tij i punës për javën. Për momentin, vështirësia për të udhëtuar do frenojë përpjekjet e menjëhershme, por siç e thashë jam i sigurt se ai do të jetë i aftë të më ndihmojë të rinisim dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe kam besim të plotë se ai do të më ndihmojë për t’i kushtuar vëmendjen e duhur këtij problemi.”.  theksoi përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë

Borrell theksoi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ishte një prej përparësive të tij që nga fillimi i mandatit si përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë. Ndoshta, tha Borrell, nuk mund të zgjidhim konfliktin izraelo-palestinez, por shtoi ai, ne duhet të jemi të aftë të zgjidhim problemin në fqinjësinë tonë të ngushtë, e që prek Serbinë dhe Kosovën.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026