Premier League në Kinë, propozohet ideja për të mbyllur kampionatin jashtë Anglisë
Për të folur për futboll në këto ditë duket e vështirë, e më e vështirë akoma duket për të parë sërish skuadrat që zbresin në fushë. COVID-19 ka pezulluar çdo lloj aktiviteti dhe duket e pasigurt nëse sezoni futbollistik do ketë mundësinë që të përfundojë dhe të japë verdiktet përfundimtare.
Por, nga Anglia vjen një ide mjaft interesante. Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, është propozuar që kampionati të luhet në Kinë duke marrë parasysh faktin që ky vend deri më tani ka arritur që të fitojë betejën kundër coronavirusit.
Gjithsesi, kjo mbetet thjesht një hipotezë pasi akoma nuk ka diçka konkrete por njëkohësisht duket edhe si e vetmja mënyrë për të luajtur të gjitha ndeshjet e mbetura. Megjithatë, duhet parë që vendimi që do marrë Federata Angleze e Futbollit pasi deri më tani është e sigurt që as në muaj prill nuk do ketë futboll.
Kjo situatë ka shkaktuar gjithashtu edhe probleme financiar dhe kjo ka detyruar klubet që pas konsultimit edhe me drejtuesit e Premier League të reduktojnë me 30 për qind pagat për futbollistët dhe pjesëtarët e tjerë të stafit.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus