Ndër vite vetëm premtime, minatorët jetojnë dhe vdesin pa status

20 Shtator 2021 | 20:13

Çfarë ndodh me familjen, kur kryefamiljari minator aksidentohet në punë?

Nëse minatori nuk mbush vitet e punës për përfitim të trajtimit financiar të veçantë, sipas ligjit të vitit 2000, apo nëse nuk përfiton pension pleqërie, atëherë familja nuk merr asgjë.

Thënë ndryshe, nëse minatori humb jetën në punë përpara se të mbushë 11 vjet e gjysmë punë si minator, atëherë familja nuk përfiton asgjë.

Përse? Sepse statusi i minatorit fle ende sirtarëve të kryesisë së kuvendit, edhe pse Edi Rama e premtoi që në vitin 2009, kur bënte fushatë në opozitë:

“Ne do ta firmosim statusin e minatorit pas 28 qershorit si një akt koshience dhe njëkohësisht si një akt faljeje, që ne me atë firmë do t’ua kërkojmë të gjithë atyre që sot nuk janë më”, qe shprehur në atë kohë kandidati për kryeministër.

Gjithsesi, në 2017-ën, me Vendim të Këshillit të Ministrave, qeveria e Edi Ramës e rrëzoi draft-ligjin “Për Statusin e Minatorit”, të propozuar nga ish-deputeti i LSI në Dibër, Përparim Spahiu.

Arsyeja: Projektligj mund të sillte efekte negative në skemën e pensioneve dhe buxhetin e shtetit.

Ndaj Arben Ahmetaj premtoi se brenda 2018-ës qeveria do të sillte ‘një status të trajtuar me maturi sociale dhe financiare’.

“Dhe do ulemi vetë me minatorët, do ulemi vetë me metalurgët dhe pasi ta kemi pjekur, do ta sjellim këtu. Atë ditë jeni të ftuar të votoni statuset”, ishte shprehur në atë kohë Ahmetaj.

Kjo ditë nuk ka ardhur ende, pavarësisht takimeve me minatorët, apo premtimeve të vazhdueshme.

“Për këtë mandat kemi premtuar statusin, do ta bëjmë dhe këtë, por t’i bëjmë gjërat me këmbë në tokë, në mënyrë që të bëjmë gjënë e duhur dhe të mos bëjmë gjëra të nxituara që në fund rezultojnë abuzive”, qe shprehur kryeministri Edi Rama në 2018.

Ligji u miratua në 2019-ën, por në fakt ofron trajtim financiar suplementar të minatorëve që kanë paguar sigurime shoqërore për 12 vjet e gjysmë, pra një vit më shumë përvojë sesa parashikon ligji i vitit 2000, për trajtim të veçantë financiar.

Thënë ndryshe, edhe ky ligj nuk i përfshiu të gjithë minatorët në një status të veçantë.

Ndaj në 2020-ën, Sindikata e re e Minatorëve të Bulqizës dorëzoi një peticion me 10 700 firma për të kërkuar edhe një herë statusin e minatorit.

Çfarë kërkojnë ata?

  • Ata kërkojnë dëmshpërblimit të familjarëve me 6 milionë lekë në rast aksidentesh me pasojë vdekjen në vendim e punës.
  • Pension të barabartë me 100% të pagës dhe bursa studimi universitare për fëmijët për familjarët e viktimave apo të aksidentuarve që nuk mund të rikthehen në punë.
  • Paga nuk duhet të jetë më e ulët se 235% e pagës minimale zyrtare.
  • Pensionet të bëhen 35 mijë lekë.
  • Mosha e daljes në pension të jetë 53 vjeç për ata që punojnë 11 vite apo më shumë nën tokë dhe 55 vjeç për ata që kanë 10 vite punë.
  • Kujdes shëndetësor të veçantë dhe 100% rimbursim të barnave.

Peticioni është ende në kuvend.

Ndërkohë, nga viti 2019, kanë ndodhur 58 aksidente. Nga këto, 15 minatorë ndërruan jetë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026